Skulptorja që fitoi betejën ligjore, ku provonte se ish-mbreti i Belgjikës, Albert III, është babai i saj biologjik, i qëndroi me forcë idesë së saj se nuk pret asgjë nga familja e saj e re.
“Unë nuk pres asgjë, thjesht do të vazhdoj me punën time, ndihem në paqe dhe jam e lehtësuar që historia e saj e jetës u bë publike.” ka thënë Delphine.

“Unë ende do të jem Delphine, nuk do të dal rrugëve dhe të pres të më thërrasin princeshë”, u tha ajo gazetarëve gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Bruksel.
“Megjithatë nëse papritmas ata do të tregonin sinjale që duan të më kenë në jetën e tyre, unë kurrë nuk do t’ua ktheja kurrizin.”
52-vjeçarja shtoi se babai, vëllezërit dhe motrat e saj, përfshirë mbretin Filip, refuzuan të komunikonin me të dhe sipas saj, kjo ishte pjesa më e vështirë për t’u kuptuar për të dhe dy fëmijët e saj, tha ajo. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/