Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sipas burimeve janë arrestuar pesë zyrtarë të AKBN, një prej të cilëve në arrest shtëpie.
Dy zyrtarë të tjerë të AKBN-së ende nuk janë arrestuar.
Të arrestuarit akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Fshehje të ardhurash”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë”, dhe “Shpërdorim detyre”.
Hetimet nga Prokuroria kanë nisur katër muaj më parë ndërkohë që vendimi për ekzekutimin e masës është dhënë sot nga Gjykata e Tiranës./Jo.Be/Fjala.al