Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka ndaluar emërimin 4 aplikantëve në Gjykatën Kushtetuese.
Burime për arkiva.fjala.al/ mësojnë se nuk mund të kandidojnë: juristi Sinan Tafaj, ish-këshilltari i Presidentit Shaqir Hasanaj, gjyqtarja Zhaklina Peto dhe avokati Sergjija Mazreku.
Ky vendim është marrë ditën e sotme ku përcaktohet se këta 4 aplikantë nuk mund të kandidojnë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.
Vijon procedura e verifikimit për dy aplikantë të tjerë, Sonila Bejtjan dhe Eugen Papandilen. /Ra.My.Fjala.al/