Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë 36-vjeçari i identifikuar me inicialet E. Ç, i cili ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për ‘Falsifikim dokumentesh’, ndërsa dy të tjerët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Në pranga edhe 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasin E. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. M., 52 vjeç dhe O. V.,32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Re.Gu/Fjala.al