Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kurbin.
Një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri 26-vjeçar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë për në spital.
Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Borizanë rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm.
/RA.My.Fjala.al/