Arben Rakipi deklaron se reforma e re në drejtësi e largon politikën të ketë ndikim. Të paktën formalisht në letër kjo reformë krijon ndarje mes politikës dhe drejtësisë. Këtë deklaron Drejtori i Magjistraturës në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.
-Manovrat politike janë të palejueshme përndryshe do jenë argument i besueshëm që je i pabesueshëm për shkak të politizimit të qënies. Manovrimi nëpërmjet politikës për të shkuar diku, teknikisht është rruga e vetme për shkak se politika do votojë nesër, pasnesër një ndryshim të mundshëm ligjor por për nga pikëpamja e hierarkisë që vendoset në këtë aleancë jam shumë i sigurtë që ata janë nën influencën e politikës, ndërkohë që është politika që po iu bën një favor atyre e për rrjedhojë borxhi që iu krijohet atyre është i madh, një borxh i cili do shlyhet nesër.arkiva.fjala.al/Ke.Ba