Çmimi Nobel në Letërsi 2020 iu dha poetes amerikane Louise Glück “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”.
Ajo i akordohet nga Akademia Suedeze me 18 vetë, shkrimtarit që ata mendojnë se ka përmbushur kushtin e përcaktuar me fjalët disi të vrazhda të vullnetit të Alfred Nobel: të “ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.
Çmimi Nobel 2020 ka një çmim parash prej 10 milion korona suedeze (1.12 milion dollarë). Ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve Nobel ishte parashikuar të mbahej këtë vit në Stokholm, por për shkak të pandemisë është mbajtur virtualisht./Re.Gu/Fjala.al