Një tjetër efektiv i “Forcave Shqiponja” rezulton i prekur me Covid-19.
Kujtojmë që ditën e djeshme një efektiv i forcave “Shqiponja” në Gjirokatër rezultoi gjithashtu pozitiv me Covid.
Në qytetin e Elbasanit ditën e sotme janë regjistruar tre raste të reja pozitive me koronavirus dhe njëri prej tyre mësohet të jetë punjonjës i “Shqiponjave”.
Gjithashtu ish-kreu i Komitetit Olimpik rezulton gjithashtu i prekur me Covid-19.
Ndërkohë me koronavirus është prekur edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Europa” në Katund të Ri në Elbasan. /Ra.My.Fjala.al/