Sadna dhe Aleku, dy personazhet njohur të serialit indian “Bidaai” janë përballur së fundmi me një sulm shumë të fortë mediatik prej publikur dhe fansave të tyre.
Sara Khan dhe Angad Hasija, dy aktorët e famshëm indian janë nën hetim nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve, për shkak se akuzohen që mund të jenë trafikantë droge.
Të dy ata i kanë mohuar akuzat, Sara është përballur me akuza të rënda edhe në rrjet, të cilat e kanë çuar aq larg sa të tentojë vetëvrasjen. “Njerëzit filluan të më sulmonin dhe më thoshin lloj-lloj emrash – edhe narkomane”, – ka thënë Sadna në një intervistë të fundit për mediat.
Pas shumë personazheve të njohur të Bollyëood-it për trafik droge, u akuzuan edhe aktorët e njohur të “Bidaai”, Sara Khan dhe Angad Hasija. Por edhe pse grupi është ende nën hetim, njerëzit nisën sulmin në rrjet. Shumë fansa u tronditën. Sara tregoi se ajo ishte shumë e ngarkuar emocionalisht sa tentoi t’i jepte fund jetës.
Sara deklaroi se kishte marrë edhe kërcënime të panumërta dhe për këtë arsye, ka zgjedhur të presë derisa e vërteta të dalë në dritë. Ajo tha se mund të marrë masa ligjore kundër atyre që e kanë akuzuar pa të drejtë./Ra.My/Fjala.al