Pas një periudhe paqëndrueshmërie, mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.
Vlen për tu theksuar se gjatë të premtes do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina.
Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut./Bl.Ba/Fjala.al
