Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili sot iu drejtua me një letër Asamblesë së PS.
Në një postim në Twitter, kryeministri shqiptar pyet Presidentin se “çfarë borxhi të ka Shqipëria, që të dëgjojë shkallimet e tua”.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!“, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al