Është mbyllur greva e urisë në burgun e Peqinit. Mbi 120 të dënuar që prej 12 ditësh kanë qenë në grevë urie.
Sipas burimeve ka qenë ekipi ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve që kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.
Të dënuarit e burgut të Peqinit i kishin dërguar disa kërkesa Ministrisë dhe ishin ankuar për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg.
Disa të dënuar si pasojë e përkeqësimit të shëndetit të tyre kanë përfunduar dhe në spital.
Ministrja Gjonaj shkarkoi drejtorin e këtij burgu, Bukurosh Mallutën pasi keqmenaxhoi situatën.
Revoltat e të burgosurve shpërthyen edhe në Shënkoll e Reç.
Jo.Be/Fjala.al