Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në facebook i është përgjigjur kryeministrit pas deklaratave të tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Presidenti Meta thotë se nuk ka Atdhe në botë pa dëshmorë dhe heronj.
Statusi i plotë i presidentit Meta:
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!
Jo.Be/Fjala.al
??