Sulmet e dyanshme Rama-Meta të një ditë më parë duket se nuk e kanë qetësuar aspak presidentin i cili nga Kopliku hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit duke thënë se ai po tenton të largojë vendin nga integrimi dhe po dëmton zgjedhjet, duke mos u tregua një socialistë i vërtetë.
I pyetur nga gazetarët nëse synon të zërë vendin e kryeopozitarit Lulzim Basha, kreu i shtetit tha se, ka qenë Kryeministër para 20 vitesh, dhe është krenar se gjysma e rrugëve në vend janë bërë në ato vite, por se me demokracinë nuk bën kompromis.
“Nuk e kam këtë shqetësim, unë kam ikur nga Kryeministër se Fatos Nano donte të bëhej me patjetër President.
Bëmë një faull dhe doli një rezolutë dhe tha se qeveria është legjitime por Presidenti nuk mund të zgjidhet pa opozitën se bllokohet procesi i stabilizim asoocimit. Unë si i përgjegjshëm që nuk mund të pengojë integrimin, padyshim që i kam thënë Fatos Nanos, unë nuk e izoloj Shqipërinë, bëhu ti Kryeministër, ecim drejt BE.
Nuk jam i penduar për këtë gjë. Me çështjen e demokracisë nuk bën asnjë lloj kompromisi me askënd” u shpreh Meta./Bl.Ba/Fjala.al