Pesë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë M.P 36-vjec, pasi gjatë kontrollit fizik këtij personi iu gjet një sasi lënë narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash e fituar nga shitja e kësaj lënde.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :
•P.Gj., 50 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
•E.M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurimit personal ‘’Arrest me burg në mungese’’, për veprën penale ‘’Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
F.K., 20 vjeç, në rrugën “Frang Bardhi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
•M.Gj., 59 vjeç, pasi në autostradën Tiranë – Durrës, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Re.Gu/Fjala.al