Ditën e sotme një 37-vjeçar në Kukës ka rënë në pranga. Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi F.D.banues në Tiranë pasi është kapur duke transportuar në këmbim të fitimit 25 sirianë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë së Kukësit, në vendin e quajtur Lugina e Drinit, me automjetin tip “Ford, fugon”, me të cilin po transportonte 25 shtetas sirianë drejt Kosovës.
Njoftimi i Policisë
Kukës/Informacion
Transportonte 25 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari nga Policia. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, ku në kuadër të kontrolleve, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë së Kukësit, në vendin e quajtur Lugina e Drinit, me automjetin tip “Ford, fugon”, me të cilin po transportonte 25 shtetas sirianë. Shtetasi F.D, do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ka.Li/fjala.al