Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane.
Këngëtarja e njohur që ka një karrierë të suksesshme në Shqipëri, nuk ka arritur ende ta bëjë të njëjtën gjë edhe atje.
Por, Bleona është e vendosur dhe lufton për atë që do, prandaj nuk planifikon të heq dorë nga synimet e saj.
Bukuroshja e njohur që mbetet ndër ikonat e bukurisë shqiptare ndau me adhuruesit një imazhe provokuese ku shihet buzë detit e veshur vetëm në bikini.
“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirat për t’u dashur, sepse ata janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre”, ka shkruar Bleona në mbishkrim. Ka.LI/FJALA.AL