Modelja shqiptare Trejsi Sejdini ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel mbrëmjen e sotme.
Ajo u bë pjesë e një prej sfidave të prezantuara nga moderatorja Luana Vjollca.
Sfida konsistonte në një thes boksi ku ishin të vendosura fytyrat e disa prej artistëve të njohur të shoëbizit shqiptar.
Duket se modelja nuk ka një marrëdhënie të mirë me Encën pasi tek pyetjet që i bëri Xhoda, Enca mori shumë goditje nga Trejsi.
“Kë konsideron 0 me bisht?” dhe “Kujt do ia shkulje flokët?” ishin dy pyetjet që bënë që Trejsi të grushtonte Encën.
la.mi/Fjala.al