Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javës’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar deklaratën e tij ndaj Damian Gjiknurit se ka vjedhur si ministër infrastrukture 100 milionë euro teksa Guruaj vjen i takon gruan dhe i merr nga 5 mln euro.
Valteri thotë se për pjesën e Gurusë nuk do të komentojë pasi nuk është e këndshme, kurse për pjesën e parë mund ta hedhin dhe në gjyq për shpifje por shton se Gjiknuri ka vjedhur edhe më shumë se kaq.
”Për pjesën e parë kur e akuzoj për 100 milionë euro, mund të më akuzojnë në Prokurori.
Për pjesën 100 milionë euro nuk jam penduar, s’dua ta komentoj, nuk është etike, s’ka interes opinioni. Për pjesën e parë janë shumë më shumë.
Nuk është e këndshme aspak që ta vazhdojmë.”- tha Valteri.
La.Mi/Fjala.al