Nga e hëna, të gjithë teatrot, kinematë, muzetë, galeritë dhe objektet sportive do të mbyllen për dy javë në Çeki për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Një bllokim i plotë nuk është përjashtuar nga qeveria e kryeministrit Andrej Babis, megjithëse presidenti, Milos Zeman, theksoi në një intervistë se vendi nuk mund të duronte dot nga pikëpamja ekonomike një mbyllje tjetër.
Rreth 905 persona kanë vdekur si rezultat i Covid-19 në Republikën Çeke.
La.Mi/Fjala.al