Një moment të vështirë ka kaluar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, pasi nëna e tij ka patur probleme me zemrën dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa probleme, ndërsa kryebashkiaku i Lezhës ka falenderuar publikisht mjekët që i shpëtuan jetën nënës së tij.
“Vështirësitë na bëjnë te forte. Janë sprova qe nuk i shmang dot. Por kur rrezikohet prindi ndjeshmëria është e lartë. E sheh te bjere para syve te tu dhe kupton qe jeta qe te dha, sakrifica qe beri për të të rritur, emri qe te ka dhënë, te japin force për t”ja dale.
Por ne kemi heronjtë tanë te mjekësisë qe ju përulemi, mjeket e talentuar, Altin Veshti, Alban Dibra, Roland Xhaxho, Klodian Krakulli.
La.Mi/Fjala.al