Shtimi i rasteve me ardhjen e vjeshtës ka shtuar frikën për një mbyllje të dytë.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që sipas tij do të vinte në vështirësi familjet shqiptare por edhe vetë shtetin.
“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme.
Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al