Deva Cassel, vajza e Monica Belluccit nuk ka trashëguar vetëm genet e bukura të saj por gjithashtu ka vazhduar të ndjekë hapat e saj.
Vajza e madhe e aktores së mirënjohur është vetëm 16-vjeç, dhe tashmë ka arritur të “pushtojë” kopertinat.
Modelja e re në fakt u shfaq në kopertinën e “Elle France” më e bukur se kurrë. Ishte vetë aktorja që e ndau me ndjekësit e saj kopertinën e numrit të ri të revistës, ku u shpreh e emocionuar.
“Njëherë e një kohë … ishte një vajzë e vogël… Koha shkon kaq shpejt! Zoti të ruajt dashuria ime”, shkroi Monica./Bl.Ba/Fjala.al