Një person që është qëlluar për vdekje gjatë mbajtjes së protestave rivale mes të djathtës dhe të majtës ekstreme në Denver, SHBA.

Autoritetet bëjnë të ditur se person i vrarë ishte pjesë e protestës së quajtur “Protesta e Patriotëve” nga e djathta ekstreme.
Policia thotë se, i dyshuari për vrasje është një truprojë, që deri tani nuk lidhet me kundër protestën.
Një televizion lokal në Denver raporton se, roja ka qëlluar për të mbrojtur ekipin që shoqëronte, por kjo është ende e pa konfirmuar.

Problemi i protestave të organizuara nga e djathta ekstreme në SHBA është kthyer në një problem.
I pyetur për këtë çështje gjatë debatit presidencial, Donald Trump nuk i dënoi duke thënë se njëjta gjë duhet bërë dhe për të majtën ekstreme, të njohur si “Antifa”, lëvizja anti-fashiste. Ru. Do/ arkiva.fjala.al/