Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1 648 teste të kryera janë regjistruar 383 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin total të infektuarve në 20 937.
Shpërndarja e raste të reja në Maqedoni: Shkup-201, Kumanovë-11, Shtip-21, Prilep-20, Tetovë-8, Strugë-5, Veles-9, Manastir-12, Ohër-4, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-8, Strumicë-20, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-7, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë -4, Vinicë-1, Dellçev-4, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnjë-2, Negotinë-3.
Për fat të keq 7 persona vdiqën si pasojë e Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 792.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 95 pacientë./Jo.Be/Fjala.al