Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë F.Xh, 21 vjeç pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë A.T., 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr dhe policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Jo.Be/Fjala.al