Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës Etleva Temo.
Temo është caktuar nga KLGJ gjyqtare për çështjen “Shullazi”.
Etleva Temo ka qenë pjesë e trupës për ndryshimin e masës së Orion Balit së bashku me Mimoza Margjekën dhe Olsi Xhavellën.
Temo kishte probleme me disa prej pasurive pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për ta justifikuar atë.
Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetëm me një gjyqtare Olsi Xhavellin./Jo.Be/Fjala.al