Ambasada Amerikane në Shqipëri ka informuar qytetarët për rregullat e reja në lidhje me aplikimin e lotarisë amerikane. Duke shpërndarë linkun ku aplikohet, Ambasada bën me dije se në aplikim duhen përfshirë të gjithë familjarët, përfshirë edhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç.
“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju,“-thuhet në postimin e Ambasadës.
POSTIMI I AMBASADËS:
https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1315548976947564546