Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit.
S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në dalje të dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të kryeqytetit me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit. 33-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Jo.Be/Fjala.al