Forcat xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës shpërthyese tip tritol në Vlorë.
Rreth 400 g lëndë shpërthyese të tipit tritol ishin vendosur në një celular në afërsi të Pallatit të Kulturës “Labëria”.
Lënda tip tritol është vënë re nga kalimtarët të cilët lajmëruan menjëherë policinë e cila ka bërë rrethimin e zonës në një perimetër prej 100 m. Pasi mbërritën në vendngjarje, specialistët xhenierë nga Tirana fillimisht vendosën aparatin për bllokimin e valëve të telefonit, pasi lënda shpërthyese ishte e lidhur me celular dhe prej tij merr dhe komandën e shpërthimit.
Pasi bllokuan valët, është bërë heqja e kapsollës nga tritoli dhe më pas është shperthyer me komandë kapsolla. Ndërkohë, policia e Vlorës ka nisur menjëherë hetimin e ngjarjes duke sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë bizneset e asaj zone si dhe po merren ne pyetje automjetet që kanë qenë pranë lëndës shpërthyese.
Pakoja e dyshimtë ishte konstatuar nga qytetarët rreth orës 18:42, pasditen e sotme.
Pa.Va/Fjala.al