Kryeministri Edi Rama në një takim për çështjen e korrupsioni u ndal tek vendimi i qeverisë se duke nisur nga e enjtja maskat do të bëhen të detyrueshme për çdo ambient.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim për të shmangur në mbyllje të dytë.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme.
Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë”, tha Rama.
Maska nga e enjtja do të jetë e detyrueshme me ligj, edhe në rrugë apo ambjente të tjera të jashtme.
Kush kapet pa maskë, do të gjobitet nga policia e Shtetit. Gjoba do të shtohet në faturën e dritave./Bl.Ba/Fjala.al