1931 – Dritëro Agolli, poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
1884 –Meridiani zero (0 gradë), i cili kalon nëpër Observatorin Mbretëror të Grinuiçit, në afërsi të Londrës, u standardizua si referencë ndërkombëtare për përcaktimin e gjatësisë gjeografike dhe brezat kohorë.
1911 – Italianët pushtuan qytetin bregdetar libian të Dernas gjatë Luftës Tripolitaniane, e njohur gjerësisht edhe si Lufta Italo-Turke.
1921 – Qeveria e Ankarasë (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë) firmoi Traktatin e Karsit me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë duke i dhënë fund Luftës Çlirimtare në Frontin Lindor.
1986 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan dhe lideri i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, nuk ranë dakord mbi kontrollin e armëve bërthamore strategjike.
1792 – George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.
Jo.Be/Fjala.al