Dy vëllëzër nga Deçani kanë humbur jetën të martën në Gjermani pasi janë goditur nga treni.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja njëri nga vëllezërit ishte 13 vjedh dhe tjetri 17 vjeç.
Sipas informacioneve të para dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.
Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë.
Jo.Be/Fjala.al