Astronomët kanë arritur të kapin momentin kur një vrimë e zezë ‘supermasive’ gëlltit yllin kryesor të një galaktike 215 milionë vite dritë larg.
Astronomët arritën të dallonin fenomenin pasi pikasën një valë të gjerë drite intensive që mund të shihej disa miliona vite dritë larg, pak para se copat e yllit të zhdukeshin në horizontin e vrimës së zezë.
Ngjarje të tilla janë të vështira për t’u parashikuar dhe kapen vetëm me vëzhgimin e vazhdueshëm të qiellit.
“Pasi vumë re dritën gjigante ne menjëherë drejtuam teleskopët e tokës dhe të hapësirës në atë drejtim për të parë si është prodhuar drita”, tha astronomi Thomas Wevers.
Sipas vëzhgimit studiuesit dolën në përfundimin se ylli i cili u ‘thith’ nga vrima e zezë kishte masë të ngjashme me diellin tonë, ndërsa vrima e zezë ishte rreth një milionë herë me e madhe./Re.Gu/Fjala.al