Ka përfunduar testi logjik për 200 kandidatët e fazës së parë që aplikuan për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Burime për arkiva.fjala.al/ bëjnë me dije së 192 nga 200 garues kanë kaluar automatikisht në fazën e dytë duke siguruar 12 pikët e nevojshme.
Emrat e fituesve janë afishuar jashtë derës së institucionit, ndërkohë që kandidtatët janë grumbulluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Ky proces është ndjekur nga afër nga kreu i BKH Aida Hajnaj, dhe tre prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkeljda Minollari. Rreth orës 14:00 për të zhvilluar këtë test pritet që të futen edhe 224 kandidatët e tjerë që kaluan fazën e parë. /Ra.My.Fjala.al/