Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Fillimisht ishte Prokuroria që pushoi çështjen, teksa duket se edhe Gjykata e ka pranuar kërkesën.
“arkiva.fjala.al/” mëson se avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Edhe Prokuroria e Tiranës e cilësoi në korrik të këtij viti ADN-në e marrë si provë të papërdorshme.
Apeli argumenton se grupi hetimor nuk ka prova bindëse për ta mbajtur në burg 39-vjeçarin, duke urdhëruar lirimin, pas gati një vit nga lirimi i tij, prokuroria sot pushoi hetimet ndaj Cukalit.
Kush është Gjergj Cukali
Gjergj Cukali është një personazh i njohur në Tiranë, i etiketuar si ‘i forti’ i Rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet.
Në 2004 për një konflikt 100 mijë eurosh Cukali ka marrë peng Fatjon Demirlikën teksa mori një dënim prej 10 vitesh burg.
Ai u arrestua sërish në 2012 për armëmbajtje pa leje, kurse në 2016 u zbulua se Cukali ishte furnitor i një grupi të shpërndarjes së drogës.
Në nëntor të vitit të kaluar ai u lirua nga gjykata e apelit të Tiranës, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./Bl.Ba/Fjala.al