Lideri i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos është dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë në Greqi. Mësohet se gjykata e ka quajtur partinë e ekstremit të djathtë si organizatë politike që shërbente si një ndërmarrje kriminale e lidhur me një vrasje të profilit të lartë.
Gjithashtu, më shumë se 50 të pandehur të tjerë që ishin mbështetës të Agimit të Artë u dënuan për krime të ndryshme, duke përfshirë drejtimin e një organizate kriminale, vrasje, sulm dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykatë Apeli në Athinë dhe vendimin final për një gjyq që zgjati 5 vite. Mwsohet se gjykata shqyrtoi katër akuza të ndara penale që përfshinin vrasjen e reperit grek Pavlos Fyssas në 2013, sulme ndaj peshkatarëve emigrantë, sulme ndaj aktivistëve të së majtës dhe nëse Agimi i Artë ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Njëmbëdhjetë ish-ligjvënës që i përkisnin partisë së ekstremit të djathtë u burgosën nga pesë deri në shtatë vjet, ndërsa Giorgos Roupakias, anëtari i Agimit të Artë i shpallur fajtor për vrasjen e Fyassas, u dënua me burgim të përjetshëm.
Kush është “Agimi i Artë”
Agimi i Artë si organizatë u themelua në vitin 1985, ndërsa që në vitin 1980, botonte revistën e saj me të njëjtin emër. Revista botohej jo rregullisht dhe në përgjithësi kishte përmbajtje të ideologjisë naziste.
Por kush janë themeluesit e kësaj organizate që çirret për një luftë me Shqipërinë dhe kanë tërhequr vëmendjen e shtypit dhe institucioneve shqiptare? Kjo lëvizje në fillim u bë streha e të rinjve që simpatizonin diktatorin ushtarak Gjeorgjio Papadhopulos i cili edhe ky si shumë drejtues të shtetit grek ishte arvanitas.
Bërthama e ngushtë e Agimit të Artë nga viti 1985 e deri nga mesi i viteve 1990 përbëhej nga tre arvanitas, numri një ishte Nikolaos Mihalolakos i lindur më 1957, një ushtarak në rezervë, numri dy ishte arvanitasi tjetër nga Morea, Andoni Andruçopulos i lindur më 1966, në Karakas të Venezuelës i njohur me emrin PERIANDROS, numri tre ishte shqiptari nga Çamëria Kristo Papa, nga fshati Lypa e Sulit të Janinës. Të tre këta drejtues të Agimit të Artë i lidhnin shumë gjëra me njeri tjetrit.
Kryetari i organizatës Mihalolakos nuk kishte një emër të dytë, ndërsa Andruçopulos thirrej në opinion me emrin Periandros, ndërsa midis vëllezërve arvanitas të Agimit të Artë quhej Peri Druca dhe në revistën e organizatës shkruante shpeshherë me pseudonimin Faethon. Andoni Andruçopulos është autori i shkrimin: “Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një atdhe”, botuar në Tetor të vitit 1986.
Periandro Andruçopulos është poet dhe shkrimtar. Ai është krenar për origjinën e tij shqiptar. Gjyshi, gjyshja, babai dhe ai vetë flasin shumë mirë gjuhën shqipe. Gjyshi i tij quhej Niko, studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Çamëria Titos Johalas e ka përfshirë në librin e tij me titull: Arbëria në More, viti 1986, ku Niko Andruçopulos ka kënduar një këngë në gjuhën shqipe, vargje të kësaj kënge Periandros i ka botuar në shkrimin e tij më Tetor 1986 në revistën Agimi i Artë.
Familja Andruçopulos është nga Fisi Ndredhes të Mores dhe kanë qenë bashkëluftëtar të ngushtë të Kolokotronit.
Më 1998 u lëshua një urdhër arresti për rreth 10 persona anëtarë të organizatës të cilët akuzoheshin për tentativë vrasje, midis tyre u akuzua edhe Andoni Andruçopulos i cili deri në vitin 2005 jetoj ilegalisht në arrati. Andruçopulos u dënuar me 12 vite burg, por pasi kreu 2/3 e dënimit u lirua me kusht për qëndrim të mirë gjatë viteve të burgimit të tij.
Sipas burime pranë Agimit të Artë njeriu që e spiunojë Andruçopulon në polici është sot deputet i kësaj organizate. Andoni Andruçopulos është krenar për origjinën e tij shqiptare.
A ka vizituar Papa dhe Periandros Shqipërinë më 1987-88?
Sipas disa burime në qarqet e intelektualëve arvanitas në Athinë të cilët kanë shprehur keqardhje për deklaratat antishqiptare dhe luftënxitësi të deputetit të Agimit të Artë Kristo Papa Alias Kiço Lapi ose Kiço Prifti thonë se diku në vitet 1987-88 Kristo Papa dhe Antoni Andruçopulos Alias Peridrucas ose Periandos udhëtuan me vizë turistike në Shqipëri në një autobus me grupin e grekëve të cilët në vitet e luftës qytetare 1946-1949 ishin strehuar në vendin tonë dhe më tej ishin larguar për në vendet e tjera të bllokut komunistë. (për këtë duhet pyetur ish-sekretari i përgjithshëm i ambasadës shqiptare në Athinë I.K, që sot merret me studimet historike).
Udhëtimi i dy drejtuesve të lartë të Agimit të Artë nuk kishte të bënte fare me ideologjinë majtiste, por për të gjetur rrënjët e tyre stërgjyshore. Pas udhëtimit në tokën arbërore Kristo dhe Periandros folën në përgjithësi për udhëtimin turistik me anëtarët e Agimit të Artë në zyrat e organizatës, ndërsa me miqtë e ngushtë që i lidhin gjuha dhe gjaku arbër biseduan në shtëpinë e një arvanitasi ku ju dhurua edhe një qeleshe tradicionale të krahinës së Labërisë. Në bisedë i pranishëm ka qenë edhe Ilia Papa, udhëheqësi në hije i Agimit të Artë.
Intelektualët arvanitas në Athinë të cilët promovojnë kulturën shqiptare dhe punojnë për miqësinë midis popullit grek dhe shqiptar kanë shprehur habinë se si është e mundur që Kristo Papa pasi u zgjodh deputet i Agimit të Artë të japi deklarata ofenduese dhe luftënxitëse ndaj shqiptarëve.
Mediat greke shkruajnë se më 1997 në organizatën e Agimit të Artë u anëtarësuan katër shtetas të Shqipërisë, deri tani flitet vetëm për emrin e Robert Haidi i cili luan rolin e bodigardit të deputetit Kostandinos Barbarusis. Robert Haidi edhe pse është pronar juridik i “Hotel Palace Lukova” dhe më i pasur se deputetët e Agimit të Artë, atij i pëlqen më shumë të jetë roje personale i ndonjë udhëheqësi të tyre.
la.mi/fjala.al