Kombëtarja ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen me Lituaninë.
Trajneri Edy Reja ka vendosur që të luajë sërish me skëmën 3-5-2:
Në portë do të jetë Etrit Berisha. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku. Në mesfushë do të jetë Veseli, Bare, Abrashi, Laçi dhe Lenjani. Ndërsa në sulm do të jetë Broja dhe Seferi.
Pa.Va/Fjala.al