Detaje të reja janë zbuluar për zhdukjen e Ermal Ngucaj në Vlorë. Sipas burimeve makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat.
Në automjet janë gjetur rroba dhe një palë atlete. Sipas burimeve Ngucaj ka pasur precedent penal. 40-vjeçari ka një vit që ka dalë nga burgu, pasi ka qenë i dënuar me 7 muaj burg për një konflikt në gurore në Lepenicë.
Policia po heton pista mbi ndonjë konflikt të mundshëm. Kanë qenë familjarët e 40-vjeçarit që kanë denoncuar zhdukjen e tij që para katër ditësh.
Hetimet për zhdukjen e 40-vjeçari në Vlorë, pritet t’i kalojnë SPAK./Jo.Be/Fjala.al