Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce së bashku me ambasadoren Yuri Kim ndaluan në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë.
Kjo furrë buke u bë e njohur pasi presidenti i SHBA-së, George W. Bush ndaloi aty gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007.
Kim dhe Royce kanë shkrepur një foto së bashku me punonjësen e furrës “George Bush” dhe është cilësuar si fotoja e ditës nga faqja e Ambasadës Amerikane në facebook./Jo.Be/Fjala.al