“Trenat e gjumit” po bënin një rikthim të ngadaltë në Evropë përpara pandemisë, por a do të ndihmojë apo pengojë Covid-19 një rilindje të udhëtimit hekurudhor në distancë të gjatë?
Duke gjarpëruar përgjatë një vijë bregdetare shkëmbore drejt maleve të egra të Lapland, treni natës 19 orësh nga Stokholmi për në fshatin Abisko u rezervua plotësisht për pjesën më të madhe të kësaj vere.
Suedia është një kampione për pushimet e trenave në distanca të gjata përpara pandemisë së koronavirusit.
Në 2019, udhëtimi hekurudhor u rrit me 11% në SJ, rrjeti më i madh hekurudhor. Dhe këtu, gjatë Covid-19, tendenca e trenave të gjumit ka mbetur relativisht e fortë brenda vendit, pavarësisht se shumica e suedezëve ende shmangin udhëtimet ndërkombëtare.

“Shitjet e trenave të natës ishin pothuajse në të njëjtin nivel me verën e kaluar,” thotë Stephen Ray, një zëdhënës i SJ, një kompani shtetërore.
Megjithëse numrat e pasagjerëve hekurudhorë suedezë ishin akoma i ulët me rreth 60% në korrik dhe gusht, ai thotë se shumica e kësaj ishte për shkak të një rënie në biznes si dhe për shkak të kompanisë që mbajti një të tretën e vendeve bosh për të mundësuar distancimin shoqëror.

Stephen Ray thotë se “Nuk mendoj se shumë njerëz dëshironin të fluturonin, sepse nuk kishte shumë vende për të zgjedhur por besoj se popullariteti i trenave në distanca të gjata është në një masë të madhe ende i pëlqyeshëm dhe në vendimet e njerëzve vihet re se ata duan të udhëtojnë me tren”.
Ndërkohë udhëtimi i brendshëm ajror ra në mënyrë dramatike 80% , ndërsa udhëtimi global në aeroportet suedeze ra edhe më tej. Ru. Do/ Fjala. al