Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Austri,ku tre vajza të mitura janë gjetur pajetë në banesën e tyre.
Sipas mediave vendase, raportohet se rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm nëna e tre vajzave ka telefonuar policinë duke thënë se ka vrarë fëmijët e saj dhe se do të vrasë edhe veten.
Autoritetet kanë shkuar në banesën e 31-vjeçares menjëherë pas telefonatës së saj për të verifikuar ngjarjen.
Në banesën janë gjetur pajetë trupat e dy prej fëmijëve,3 vjeç dhe 8 muajsh, ndërsa vajza e madhe 9-vjeçare u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Policia dyshon se tre vajzat mund të kenë vdekur nga asfiksia, ndërkohë që 31-vjeçarja, nëna e tre vajzave, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije, është gjetur nga policia me plagë në trup.
Autoritetet kanë arrestuar nënën e tre vajzave dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /Ra.My.Fjala.al/