Kryeministri Edi Rama i përgjigjët akuzave të Lulzim Bashës për inceneratorët.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe njëherë dokumentin e firmosur nga Basha në Gusht të 2013-s kur drejtonte Bashkinë e Tiranës e ku sipas studimit të fizibilitetit koston për depozitimin e mbetjeve në Sharre llogariteshin 37 Euro për ton.
Kujtojmë se debati për inceneratorët ka filluar këtë të enjte në përballjen në emisionin “Opinion”, ku kryeministri ishte i ftuar në studio dhe kryedomokrati ishte në lidhje direkte me telefon.
Rama thotë se kostot e përpunimit të plehrave në Shqipëri janë më të ulëtat se në të gjitha vendet e Europës.
Pavarësisht akuzave të opozitës kryeministri ka deklaruar se veç 3 inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit do të vijohet me projektet në Durrës dhe Korçë.
la.mi/Fjala.al