Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap duke kryer veprime të turpshme para një gruaje greke dhe fëmijës së saj të mitur.
Autoritetet morën alarmin se shqiptari po masturbohej në Parkun Kapapi në Athinë duke tmerruar gruan dhe fëmijën.
Sipas raportimeve të mediave greke shqiptari iu afrua dhe mbajti një distancë rreth tre metra, ndërsa hoqi pantallonat dhe filloi të prekte organet intime para tyre.
Gruaja e alarmuar bërtiti dhë kjo bëri që shqiptari të largohej drejt rrugës “Lakonos”, por arratia e tij zgjati pak pasi u kap nga banorë të zonës të cilët lajmëruan policinë./Jo.Be/Fjala.al