Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video ku njofton se të gjithë ata që kanë dëshirën për të kandiduar për deputet nën siglën e PS, mund të aplikojnë në platformën deputetiqeduam.ps.al.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë”, ka shkruar Rama në facebook përkrah videos.
Nga kjo platformë pritet të përzgjidhen një pjesë e kandidatëve që do të jenë në listën e PS-së për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare./Jo.Be/Fjala.al