Policia e Fierit ka arrestuar dy persona në flagrancë teksa po tentonin të kultivonin kanabis në tokat e tyre në fshatin Baltëz.
Në prangat e policisë kanë rënë A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./Jo.Be/Fjala.al