Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme faljen gjobave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë, nga data 8 mars deri në 7 tetor.
Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjerro ka shpjeguar se cilët do të jenë përfituesit nga akti normative i faljes së gjobave.
Janë rreth 7200 gjoba të cilat janë vendosur nga muaji mars i këtij viti deri në muajin tetor.
Këto gjoba janë vendosur për shkelje karantinimi, shërbimi në ambiente të brendshme shkelje të orareve dhe organizime festash ose dasmash.
Vjerro është shprehur se personat ose subjektet e sipërpërmendur, të cilët kanë marrë gjoba për këto shkelje nuk do ta paguajnë masën administrative të marrë nga autoritetet përkatëse.
Sipas saj janë kthyer vetëm 600 mijë lekë pasi masa e gjobave ka qene e ulët. /Ra.My.Fjala.al/