Maqedonia e Veriut ka regjistruar 161 raste të reja me koronavirus dhe 12 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Institutit për Shëndet Publik nga 771 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 161 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 23 788.
Janë shënuar 12 vdekje nga Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 846.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 pacientë duke shënuar kështu 17 392 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve aktive është 5 550.
Të dielën në Maqedoninë e Veriut rezultuan pozitiv me koronavirus 535 qytetarë dhe u shënuan 6 viktima./Jo.Be/Fjala.al