Italia ka regjistruar 9 338 raste pozitive me koronavirus dhe 73 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportimeve në mediat italiane nga 98.862 tamponë të kryer kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 9.338 qytetarë duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 134.003.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 73 viktima gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në Itali në 36.616.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.498 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Itali ka arritur shifrën 252.959.
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Itali ka detyruar autoritet të shqyrtojnë rikthimin e masave shtrënguese.
Italia ka shënuar një numër shumë të lartë vdekjesh në Europë, duke u pozicionuar pas Britanisë, me mbi 36.000 viktima që prej shpërthimit të pandemisë në muajin shkurt./Jo.Be/Fjala.al