Mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri, ka ndërruar jetë në Turqi, pas infektimit me koronavirus.
Mësohet se mjeku i cili humbi jetën sot për shkak të Covid, rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë që u dërgua në Turqi për kurim më të specializuar.
Fatkeqësisht, mjeku Astrit Haziri 54 vjeç nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë.
Ai ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit.
Mjeku Astrit Haziri ka qenë edhe Kryetari Këshillit Bashkiak Kukës në periudhën 2003-2007.
Haziri është mjeku i dytë që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët në muajin gusht ndërroi jetë pas infektimit, mjeku tropojan, Anibal Byberi./Bl.Ba/Fjala.al